Hoteli i Tokios që promovon kulturën tradicionale të librave (Video)

Një hotel në Japoni është duke rritur mbrojtjen nga trendi digjital të librave, duke apeluar tek musafirët që të preferojnë kulturën tradicionale të librave.

Fun

18/03/2017 15:52

Muret, dhe shumica e mjeteve dekoruese në hotel, kanë plot 3,200 libra në gjuhë të ndryshme, transmeton lajmi.net

Gjatë ditës, vijnë gjithashtu vizitorë për të ndarë eksperiencën e librave bashkë.

“Ka shumë vizitorë që qëndrojnë në një hapësirë të madhe, kështu që ne mund të komunikojmë mes vete dhe të ndihemi të relaksuar” thotë Natsuki Suno, student e cila ka ardhur gjatë pushimit nga shkolla, pasi ka dëgjuar për këtë hotel në rrjetet sociale.

Vizitorët që vijnë gjatë ditës, paguajnë 500 yen në orë, për qëndrimin në këtë hotel. /Lajmi.net/

YouTube player