Hollande paralajmëron – “ka filluar lufta” (Video)

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se pas sulmit terrorist qëndron Shtetit Islamik (IS) dhe se bëhet fjalë për një “akt lufte”.

Bota

14/11/2015 13:51

Hollande ka shpallur tre ditë zije në Francë dhe ka bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet.

Presidenti francez, në konferencën e tij të jashtëzakonshme, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshem dhe ka paralajmëruar “luftë të pamëshirshme” kundër terroristëve. Ai ka thënë se në rrugët e Parisit do të patrollojë ushtria franceze, transmeton lajmi.net.

“Sulmet kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara nga jashtë. Për sulmet është përgjegjës Shteti Islamik dhe ky është një akt lufte ndaj Francës. Shteti ynë po përballet me sulme të përgjakura dhe së bashku me aleatët do të përgjigjet në mënyrë të pamëshirshme”, ka thënë Hollande.

 

YouTube player