Hit në internet: Reagimi i dhëndrit kur e sheh nusen (Video)

Kam dashur ti tregojë se sa me fat jam, por nuk kam pritur që do të ishte kështu, tregon dhëndri.

Fun

25/06/2015 22:25

Reagimi i këtij dhëndri për bashkëshorten e tij të ardhshme, ka shëtitur botën, dhe është bërë hit në internet.

Corner Courtney nuk ka mundur t’i përmbaj lotët derisa po shikonte nusen Hanah duke ardhur drejt tij.

“Kur e kam shikuar teksa vinte, mu dok sikur e kam parë të gjithë jetën time. Përndryshe jam i mirë për fshehjen e emocioneve, por, pas buzëqeshjes së saj nuk kam mundur t’i përmbaj lotët. Kam dashur t’i tregoj se sa me fat jam, por nuk kam pritur që do të bëhej kështu” ka thënë Courtney.

Ata ishin njoftuar në vitin 2013, dhe prej atëherë ata janë të pandashëm.

“Ndihesha sikur do të më pëlciste zemra kur e kam parë” thotë Hanah, teksa e përshkruan ndjenjën e saj në ato momente, transmeton lajmi.net.

Shikoni atë reagim:

YouTube player