HISTORIKE: Gjibraltari i shënon për herë të parë dy gola në një ndeshje

Kombëtarja e Gjibraltarit vazhdon të bëjë historinë në Ligën e Kombeve.

Sport

16/10/2018 23:32

Kjo kombëtare simpatike, pasi shënoi fitoren e parë në histori të tyre duke e mundur 1:0 Armeninë para tre dite, tani ka regjistruar një tjetër sukses historik.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja e Gjibraltarit arrin të shënoi dy gola në një ndeshje, në fitoren 2:1 ndaj Lihtenshtajnit.

Kjo fitore erdhi me përmbysje të rezultatit, pasi mysafirët nga Lihtenshtajni në pjesën e parë kishin epërsi 0-1.

Duhet cekur se kjo ishte vetëm fitorja e katërt në histori të Gjibraltarit, dy në ndeshje miqësore dhe dy në ndeshje zyrtare./Lajmi.net/