Historia e këtij gjarpri që të bën të mendosh për shoqërinë që keni me njerëz

Kjo histori e shkurtë e cila është duke bërë bujë në Facebook, e cila është shpërndarë nga Chris Planer, të bën të mendosh më shumë rreth gjarpërinjve të vërtet, e që çdo ditë të rrethojnë.

Fun

03/12/2015 14:53

Kjo është historia të cilën lajmi.net e sjell për ju.

“Një herë ishte një grua e cila e mbante një gjarpër në shtëpi e të cilin e donte shumë. Gjarpri ishte rreth 2 metra i gjatë dhe një ditë papritmas kishte ndaluar së ngrëni.

Kishin kaluar disa javë dhe pronarja nuk mund ta ushqente gjarprin e saj, prandaj ajo kishte vendosur ta dërgoj atë tek veterinari.

Gruaja ia kishte shpjeguar situatën veterinarit, dhe ai e kishte pyetur : “A ka qenë gjarpri juaj duke fjetur me ju gjatë natës, ose a është duke ju qëndruar afër dhe duke bërë ‘zgjatje’?”.

“Po, ai i bën këto thuajse çdo ditë, dhe unë ndihem shumë keq që nuk mund ta ndihmoj për tu ushqyer”, i ishte përgjigjur gruaja.

Pastaj veterinari i kishte thënë: “Zonjë, gjarpri juaj nuk është i sëmurë. Ai ka qenë dhe është duke u përgatitur të ju hajë.

Ai ka qenë duke bërë zgjatje dhe duke qëndruar pranë jush vetëm për ta ditur sa i madh duhet të jetë për të të gëlltitur të tërën”.

Morali i kësaj historie është: “Ju duhet ti njihni gjarpërinjtë e vërtetë pranë jush. Vetëm sepse duken sikurse janë të afërt me ju dhe flenë në shtratin tuaj, kjo nuk do të thotë që qëllimet e tyre janë të mira”.

/lajmi.net