Higuain në skandal seksual

Sulmuesi Gonzalo Higuain akuzohet në vendlindjen e tij për një skandal seksual, pikërisht pasi u shndërrua në një prej figurave tragjike në humbjen nga Kili në finalen e Copa America.

Sport

11/07/2015 09:53

Gonzalo Higuain e humbi penalltinë duke u shndërruar në një prej figurave tragjike të Argjentinës në disfatën nga Kili në finalen e Copa America.

Por, nuk mjafton me kaq. E përditshmja nga Buenos Aires “Cronica” ka publikuar një artikull me titullin “Golashënuesi i natës” ku Higuain përshkruhet si futbollist i përfshirë në skandal seksual me tri femra Natacha Jaitt, Zaira Nara e Noelia Marzol.

E pikërisht kjo thuhet se mund të ketë qenë një arsye shtesë për paraqitjet e tij të zbehta në Copa America.