Higuain: Kam qarë kur jam larguar nga Reali dhe Napoli

Gonzalo Higuain ka rrëfyer emocionet e largimit nga Real Madrid dhe Napoli.

Sport

10/04/2017 16:13

Sulmuesi argjentinas verën e fundit për 90 milionë euro, iu bashkua Juventusit, nga Napoli, dhe në vitin e parë në Torino, është afër të fitojë titullin e parë të Serie A.

29 vjeçari, ka thënë se largimi si nga Madridi ashtu edhe nga Napoli, ka qenë i rëndë, ku edhe ka qarë.

“Futbolli të bën me gëzim e po ashtu edhe të trishton”, ka deklaruar Higuain, përcjell lajmi.net.

“A kam qarë kur jam larguar nga Santiago Bernabeu? Po, e njëjta më ka ndodhur edhe te Napoli. Kam ndjerë dashuri të veçantë për të dy vendet, dhe largimi nga aty ishte trishtues”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy