Higuain: Juventus – Real Madrid, lutem që ky futbollist të mos shënojë gol në minutën 90 (FOTO)

Gonzalo Higuain ka një lutje për finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

30/05/2017 08:10

Gonzalo Higuain ka lutur Sergio Ramosin të mos shënojë gol në minutën 90 të finales në Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Ramos njihet për golat e tij në minutat e fundit, ashtu sikurse ndodhi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014, ku shënoi në minutën e 90+3.

“Real Madrid është skuadër që është mësuar me ndeshje të tilla. Është finalja e dytë radhazi dhe e treta në katër vitet e fundit”, tha Higuain, përcjell “lajmi.net”.

“Ramos? Shpresoj se nuk do të shënojë pas minutës së 90”.