Higuain arrinë marrëveshje me super-skuadrën evropiane

Gonzalo Higuain raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Chelsean por kërkon një rrogë të lartë dhe një bonus nga Juventus.

Sport

12/07/2018 16:09

Sulmuesi pritet të ulet në stol pas ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid dhe Chelsea është i vetmi klub që është afruar me një ofertë.

Gjithsesi, transferimi i Higuain në Stamford Bridge varet jashtë mase nga Maurizio Sarri, i cili pritet të jetë pasardhësi i Antonio Contes.

Mes klubeve është arritur akordi i plotë por Chelsea po pret të zgjidhë situatën e trajnerit përpara se të finalizojë blerjen e argjentinasit.

Higuain pritet të kërkojë një rrogë të paktën 7 mln euro neto në sezon, e cila mesa duket nuk i pëlqen Chelseat.