Heynckes nuk mundet ta imagjinojë Wengerin në një tjetër skuadër

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, nuk mundet ta imagjinojë Arsene Wengerin duke stërvitur një tjetër skuadër.

Sport

20/04/2018 16:29

Trajneri francez sot bëri të ditur se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal, pas qëndrimit 22 vjeçar.

Heynckes ka përshëndetur karrierën e lavdishme të Wenger te skuadra nga Londra, teksa ka shtuar se trajnerin 68 vjeçar nuk mund ta sheh duke e stërvitur një tjetër skuadër.

“Para se gjithash duhet thënë se ai ka kompletuar një karrierë madhështore si trajner në Angli dhe Francë”, ka deklaruar Heynckes në konferencë për shtyp te Bayerni.

“Ai ka arritur shumë suksese dhe ekipet e tij kanë luajtur një futboll tërheqës. Është një nga trajnerët më të mirë në futbollin evropian”.

“Nuk e di nëse ai dëshiron ta bëjë akoma këtë punë, por unë nuk mund ta imagjinoj. Aktualisht, ai nuk ka nevojë më shumë për këtë. Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme”./Lajmi.net/