Heroi Messi, shikojeni kush e priti para zhveshtores pas het-trikut ndaj Ekuadorit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Chiqui Tapia e ka pritur yllin e ekipit, Lionel Messi pas ndeshjes me Ekuadorin.

Sport

11/10/2017 09:43

Lionel Messi u bë sërish hero i Argjentinës. Sulmuesi shënoi het-trik në fitoren 3:1 ndaj Ekuadorit që e kualifikoi ekipin e tij në Kampionatin botëror 2018 në Rusi.

Pas ballafaqimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Chiqui Tapia e ka pritur yllin e Barcelonës para zhveshtorës, përcjell “lajmi.net”.

I mbushur me lotë në sy, Tapia përqafoi Messin duke e falenderuar për paraqitjen e tij që i siguroi Argjentinës në “Botërorin 2018”. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/channel/UCkqXWKzWdkSwesbTcipLBOA