Henderson deklarohet para ndeshjes Liverpool – Roma

Jordan Henderson së bashku me trajnerin Jurgen Klopp është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme gjysmëfinale ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Sport

23/04/2018 16:52

“Është një moment i madh, por shpresojmë se ky është fillimi i diçkaje të veçantë për këtë skuadër. Trajneri ka bërë punë të shkëlqyer që kur ka ardhur në klub”, ka deklaruar Henderson.

“Është një provë e madhe për ne kundër një skuadre si Roma, por nëse luajmë siç kemi bërë kundër Man City, atëherë mund të shpresojmë për kualifikim”.

“Në Anfield atmosfera është e pabesueshme, na jep një ngritje të madhe si ekip, dhe kjo na ndihmon me të vërtetë në raste të mëdha si këto. Jam i sigurt se edhe nesër do të jetë atmosferë e mrekullueshme, por ne duhet jemi të mirë po ashtu edhe në fushë”./Lajmi.net/