Hëna do të ketë një fenomen të çuditshëm – dhe thuhet se është shenjë e një apokalipsi

Disa janë të bindur se ngjarjet e çuditshme hënore – një eklips hënor në të njëjtën natë si superhëna – do të sjellë fatkeqësi natyrore, përmbytje dhe tërmete.

Fun

29/08/2015 10:35

Hëna e plotë në shtator do të jetë edhe më e errëta edhe më e ndritshmja e vitit – dhe disa thonë se kjo mund të jetë një shenjë e apokalipsit.

Hëna do të ketë një fenomen të cilin njerëzit e quajnë ‘Hëna e Gjakut’ dhe ‘Superhëna’ e vitit, që pretendohet të jetë shenjë e fundit të botës.

Në mëngjesin e hershëm të 28 shtatorit, Hëna do të jetë shumë afër Tokës, duke e bërë atë një ‘Superhënë’. Për shkak të afërsisë së saj, Hëna e plotë do të jetë e ndezur me ekstra dritë të ndritshme, sidomos rreth orës 2 të mëngjesit, transmeton Lajmi.net.

Por, menjëherë pas kësaj, Hëna do të fillojë të zhduket. Ajo do të ketë një eklips të plotë rreth orës 3 të mëngjesit, përderisa Toka do të qëndrojë mes saj dhe Diellit. Nuk do të jetë e dukshme më deri në orën 4.

Gjatë eklipsit, Hëna nuk do të jetë krejtësisht e padukshme. Në vend të kësaj, është e mundshme që rrezet e Diellit të lakohen rreth Tokës dhe drita të bëhet e kuqe – duke e bërë Hënën të duket e kuqe, fenomen të cilin disa e quajnë ‘Hëna e Gjakut’.

Disa janë të bindur se Hëna – dhe lidhja e saj me Diellin – do të sjellë tërmete dhe përmbytje. Ata gjithashtu pretendojnë se aktiviteti i çuditshëm i baticës do të sjellë tërmete dhe shpërthime të vullkaneve.

Atë natë do të shihni hënën e katërt të plotë të vitit – e cila plotëson profecinë e ‘Hënës së Gjakut’, të cilët shumica e besojnë se sjellë fundin e botës.

Është e vërtetë se baticat mund të jenë më të larta se normalja, thuhet sipas UK National Tidal dhe Sea Level Facility. (Lajmi.net)