Hazard në vend të Ronaldos

Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, gjiganti spanjoll në vend të tij do të bëjë përpjekje të transferojë yllin e Chelseas, Eden Hazard.

Sport

09/09/2014 16:20

Real Madrid ka krijuar një plan në rast se ndodh ajo që më së paku do të dëshironte, largimi i Cristiano Ronaldos.

Sipas portalit “Caughtoffside”, gjiganti spanjoll është i gatshëm të bëjë përpjekje për transferimin e yllit të Chelseas, Eden Hazard, në rast të largimit të Ronaldos nga Santiago Bernabeu në verën e vitit të ardhshëm.

Ronaldo së fundmi konfirmoi dashurinë e tij për ish ekipin Manchester United dhe pranoi se do të dëshironte të rikthehej në Old Trafford në të ardhmen.

Andaj, deklarata e tij duket se është marrë seriozisht nga krerët e Realit që menjëherë kanë reaguar duke identifikuar pasardhësin e mundëshëm të tij.