Hawking: Robotët do të bëhen sunduesit e njerëzve brenda 100 vjetëve

Stephen Hawking paralajmëron se kompjuterët do të mund t'i kontrollojnë njerëzit brenda një shekulli të ardhshëm. Këto komente ishin bërë sot në konferencën ‘Zeitgeist 2015’ në Londër.

Auto & Tek

13/05/2015 17:23

Ne do të përballemi me një ‘kryengritje’ të robotëve për shkak të inteligjencës artificiale e cila do të jetë në gjendje që ta kalojë atë njerëzore në shekullin e ardhshëm.

Kjo thuhet sipas profesorit Stephen Hawking, i cili pretendon se në vend se të shqetësohemi se kush po e kontrollon inteligjencën artificiale, duhet të shqetësohemi se a mund të kontrollohet inteligjenca artificiale në tërësi.

Këto komente të tij ishin bërë sot në konferencën ‘Zeitgeist 2015’ në Londër, të ndjekura nga një paralajmërim i mëparshëm se inteligjenca artificiale do të shënojë fundin e njerëzimit, transmeton Lajmi.net.

“Kompjuterët do të tejkalojnë inteligjencën e njerëzve brenda 100 viteve të ardhshme”, tha ai.

“Kur të ndodhë kjo, ne do duhet të sigurohemi që kompjuterët kanë qëllime të njëjta me ne. E ardhmja jonë është një garë në mes të fuqisë në rritje të teknologjisë dhe diturisë të cilën e përdorim sot”, shtoi ai.