Harta që tregon sesi kinezët i shohin evropianët (Foto)

Një hartë e publikuar së fundmi në Internet tregon sesi kinezët e shohin popullin e Evropës.

Fun

23/08/2016 18:18

Sipas përdoruesve të internetit në Kinë, Italia është e dobët, Shqipëria është prishëse e marrëdhënieve, Ukrainën  e cilësojnë si vend me femra të bukura etj.

Në një hulumtim që është bërë përmes internetit del se kinezët bëjnë dallime të mëdha rreth vendeve dhe rreth popullsisë që e përcakton atë vend, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, kinezët në Internet bëjnë pyetje nga më të çuditshmet, pyetjet më të shpeshta që bëjnë ata janë rreth Luftës së Dytë Botërore dhe gjuhëve që fliten në botë.

Poashtu në këtë hulumtim është paraqitur edhe një gjë e interesante, aty del se kinezët janë shumë kuriozë të dinë rreth Evropës më shumë sesa Evropianë janë të interesuar të dinë për kinezët. /Lajmi.net/

map_china_europe_stereotypes_final_copyrightforeignpolicy