Harroni krijesat e gjelbra – alienët duken si njerëzit, thonë shkencëtarët

Alienët shpesh portretizohen në ekran si krijesa të vogla të gjelbra me gjymtyrë të zgjatur dhe sytë si disk, por shkencëtarët thonë se alienët do të jenë krejtësisht tjerë.

Auto & Tek

06/07/2015 21:40

Prej E.T e deri tek X-Files, alienët nga hapësira e jashtme kanë kapur imagjinatën tonë për dekada të tëra.

Megjithatë, një libër i ri nga një biolog evolucionist argumenton se nëse alienët ekzistojnë dhe i takojmë ndonjëherë, ata do të duken shumë të ngjashëm me ne.

Profesori Simon Conway tha se këto krijesa jashtëtokësore që ngjajnë me ne duhet të kenë evoluar në të paktën disa planetë të ngjashëm me Tokën që janë zbuluar nga astronomët, transmeton Lajmi.net.

Në librin e tij të publikuar më 2 korrik, akademiku nga Universiteti i Kembrixhit është duke ndërtuar parimet e evolucionit konvergjent – që thotë se krijesa të ndryshme evoluojnë në mënyrë të pavarur në karakteristika të ndryshme, duke marrë si shembull syrin e një oktapodi dhe të njeriut – dhe argumenton se ky lloj evolucioni nuk ndodhi vetëm në Tokë.

v2web-aliens-2

Profesori Conway Morris, tha se kjo fushë e re e biologjisë mund të tregojë se jeta bimore dhe ajo shtazore në planetë të tjerë që janë të aftë për të mbështetur jetën do të duken ngjashëm me ato në Tokë, transmeton Lajmi.net.

Ai tha: “Sigurisht se nuk është rastësi që çdo planet me ngjashmëri të Tokës do të ketë kushte për jetesë. Por, në qoftë se ju dëshironi një bimë të sofistikuar ajo do të duket jashtëzakonisht si një lule. Nëse dëshironi të fluturoni, ka mënyra si mund ta bëni atë. Nëse dëshironi të notoni si peshkaqen, ka vetëm disa mënyra si mund ta bëni atë. Nëse dëshironi të shpikni gjakngrohtësinë, si të zogjve, atëherë ka vetëm disa mënyra për ta bërë këtë”.

Teoria e tij të çon në paradoksin e famshëm të Enriko Fermit – pse, nëse alienët ekzistojnë, nuk kanë bërë ndonjë kontakt me ne. Ai në kapitullin e fundit të librit, mundohet ta shpjegojë edhe këtë.

Ai tha: “Ka një interes në rritje për evolucionin konvergjent, por unë shpresoj gjithmonë që ta shtyjë atë përpara sa më shumë që mundem. Unë gjithmonë them ‘më tregoni diçka që ka evoluar vetëm njëherë’ dhe do të them ‘jo unë e paskam gabim, do të ju jap një shembull tjetër’. Konvergjenca ndodhet kudo, dhe në qoftë se ju mendoni se gjërat komplekse janë vështirë për t’u bërë, atëherë, me respektin më të madh, mendoni përsëri.”