Haradinaj në Ferizaj premton 30% rritje të pagave për shërbyesit civilë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në qytetin e Ferizajt.

Lajme

29/05/2017 18:28

Ai ka premtuar rritje të pagës minimale në Kosovë, dhe gjithashtu edhe rritje të pagave për shërbyesit civilë për 30%, raporton lajmi.net

“Paga minimale do të rritet në 200 euro, kurse shërbyesve civilë do tu rriten pagat për 30%, e kjo do të ndodhë pasi ekonomia do të fuqizohet”, tha Haradinaj para qytetarëve të Ferizajt.

Ai premtoi se do të krijohet një qeveri stabile e cila do ta garanton Kosovën për një periudhë të gjatë, qeveri e cila sipas tij nuk e lë qytetarin të ndihet mysafir në vendin e vet.

Lideri i AAK-së gjithashtu ka premtuar edhe rritje të ndihmave ndaj fermerëve, heqjen e akcizës dhe grante të cilat sipas tji ndikojnë në zhvillimin e prodhimeve vendore.

Sipas Haradinajt tani në Kosovë çdo kush do të jetë i obliguar të jep përgjegjësi për veprimet që bën. /Lajmi.net/