Hamsik ‘shokon’ tifozët e Napolit

Marek Hamsik dëshiron të largohet nga Napoli.

Sport

22/05/2018 12:39

Marek Hamsik ka kërkuar të largohet nga Napoli.

Babai i tij, Richard ka njoftuar se mesfushori dëshiron të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Tri klube kineze e kërkojnë Marekun, ofertat janë prej 10 milionë euro. Interesimi është serioz por bisedimet nuk janë të lehta”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Hamsik ka ende kontratë edhe për tri vite me Napolin, andaj është në duart e menaxherëve. Si përqindje them se 60 për qind do të largohet. Futbollisti ka biseduar me presidentin duke ia bërë të ditur dëshirën e largimit, tani i takon atyre”, u shpreh Richard. /Lajmi.net/