Hamburg, nga zjarri shkrumbohen 12 “Porsche” (Video)

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një parking makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që përgatitet të mikprerë samitin e rëndësishëm të G20-s.

Auto & Tek

06/07/2017 12:45

Departamenti i zjarrfikësve mendon se me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët që përfshinë depon në orët e para të ditës.

38 zjarrfikës u angazhuan në fashitjen e zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin përpara se të përhapej e të digjte edhe makina të tjera.

Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogariti koston e dëmit në më shumë se 1 milion euro.

Zyrtarët lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-s, por po hetojnë përpara se të dalin në përfundime.

YouTube player