Hakerët synojnë sulme në gabimet e sapo zbuluara në Internet Explorer

Hakerët janë duke punuar në një gabim të ri të sapo zbuluar në Microsoft Internet Explorer, që bën që më shumë se gjysma e përdoruesve në botë e këtij shfeltuesi të jenë cak i mundshëm për t’u sulmuar, duke përfshirë edhe shumë kompjuterë të qeverisë federale amerikane.

Auto & Tek

29/04/2014 13:59

Microsoft tha se ishte në dijeni të ‘sulmeve të kufizuara të qëllimshme’, në një postim sigurie të postuar të dielën. E meta kompjuterike prekë versionet Internet Explorer 6 deri në atë 11.

Megjithatë, hakerët janë kryesisht duke synuar versionet 9 dhe 11, sipas firmës FireEye që zbuloi këtë të metë që hakerët kishin qenë duke e shfrytëzuar.

Versionet më të rrezikuara përfaqësojnë 26% e tregut total të shlfetuesit, sipas FireEye, i cili i ka quajtur sulmet “Operacione Klandestine”. Por, ky numër rritet në 56% në versionet 6 dhe 8 të shfletuesit.

Kjo është ajo që njihet si kërcënimi ‘dita zero’, për shkak se ka pasur zero kohë në mes të zbulimit të cenueshmërisë dhe sulmit të parë nga dikush që e ka shfrytëzuar atë.

Jo çdo shlfetues është i prekshëm nga këto të meta. Për të shfrytëzuar dobësinë, hakerët duhet të gënjejnë përdoruesit duke përdorur disa emaile ose linka të cilët përdoruesit kur do ti hapnin do të ishin automatikisht të sulmuar.

Microsoft thotë se sapo të përfundojë hetimi i çështjes së kësaj të mete kompjuterike të IE, do të nxjerrë një rregullues (fix) të këtij problemi në përditësimet e ardhshme të sigurisë së Microsoft.