Guterres kujton “gjiganten” pakistaneze të të drejtave të njeriut – Lajmi.net
Guterres kujton “gjiganten” pakistaneze të të drejtave të njeriut
Autori: Lajmi.net BotaLajme 10:05, 12 February 2018
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka kujtuar aktivisten pakistaneze për të drejtat e njeriut Asma Jahangir, pas vdekjes së saj, si pasojë e një sulmi në zemër.

“Ne kemi humbur një gjigante të të drejtave të njeriut”, ka thënë Guterres pas njoftimit për vdekjen e saj më 11 shkurt.

Ai e ka përshkruar aktivisten pro-demokracisë si, “mbrojtëse të palodhshme për të drejtat e njeriut, qoftë në cilësinë e saj si avokate pakistaneze, si aktiviste globale e shoqërisë civile apo si raportuese speciale e OKB-së”.

Vajza e Jahangirit, Muneeze, ka thënë se nëna e saj ka vdekur në një spital në lindje të qytetit Lahore, pas një sulmi në zemër.

Jahangir ka qenë bashkëthemeluese e Komisionit për të drejtat e njeriut në Pakistan dhe ka shërbyer si raportuese speciale e OKB-së në këtë drejtim.

Në ditën e sotme, faqet e para të gazetave në Pakistan kanë dominuar me rikujtimin e figurës së aktivistes së ndjerë.

Përmes një deklarate, kryeministri Shahid Khaqan Abbasi, ka vlerësuar kontributet e Jahangrit në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai e ka përshkruar atë si, “shpëtimtare të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO