Guarin, vendos Interi

Menaxheri i mesfushorit të Interit, Fredy Guarin ka insistuar se ylli kolumbian është i lumtur në klub dhe çfarëdo vendimi rreth largimit të tij drejt një skuadre tjetër duhet të merret vetëm nga Nerazzurrët. Marcelo Ferreyra ka theksuar se Guarin ka synime të mëdha me Interin, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij…

Sport

21/10/2013 22:15

Menaxheri i mesfushorit të Interit, Fredy Guarin ka insistuar se ylli kolumbian është i lumtur në klub dhe çfarëdo vendimi rreth largimit të tij drejt një skuadre tjetër duhet të merret vetëm nga Nerazzurrët.

Marcelo Ferreyra ka theksuar se Guarin ka synime të mëdha me Interin, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij larg Giuseppe Meazzas, derisa u përmend si një prej futbollistëve që mund të largohej gjatë afatit kalimtar të verës.

“Fredy ëndërron të shpallet kampion me Interin. Ai punon dhe skuadra punon për këtë objektiv. Kur u transferua në Milano kishte edhe oferta tjera por zgjodhi Interin për të realizuar ëndrrën e fëmijërisë”, deklaroi Ferreyra për FcInternews.it.

“Përderisa Interi dëshiron, Fredy do të vazhdojë të jetë 100 përqind Interist. A do të kenë befasi? Siç kam thënë edhe më parë, fjala e fundit i takon Interit”, përfundoi ai.