Guardiola tregon se a do ta transferojë City yllin e Atletico Madridit

Pep Guardiola iu është përgjigjur spekulimeve që e lidhnin mesfushorin Saul Niguez te Manchester City.

Sport

11/12/2018 17:12

Pep Guardiola ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez, të transferohet te Manchester City.

Mediet në Spanjë kanë raportuar së fundi që Manchester City ka përgatitur një ofertë marramendëse për mesfushorin spanjoll, por Pep Guardiola ka hedhur poshtë këto spekulime, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai është një lojtar fantastik”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

“Por ne nuk jemi të interesuar për të. Ai është një lojtar i Atletico dhe do të qëndrojë atje për një kohë të gjatë”./Lajmi.net/