Guardiola po e transferon yllin e Napolit

Manchester City duket se do ta bëjë një transferim në janar.

Merkato

13/01/2019 10:45

Pep Guardiola deklaroi se ata nuk kanë nevojë për transferime në janar, por një gjë e tillë duket se do të ndodhë.

Skuadra angleze po tenton ta transferoj mesfushorin e Napolit, Allan, përcjell lajmi.net.

Mesfushori brazilian po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj Guardiola e do atë në skuadër.

Allan është i hapur për një kalim te Manchester City, mirëpo ata duhet t’i paguajnë 60 milionë euro Napolit. /Lajmi.net/