Guardiola nuk e do Lewandowskin

Bayern Munich e kërkon tash e një vit, por trajneri i ri Pep Guardiola nuk e do. Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Guardiola është kundër transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit,Robert Lewandowski, i cili pritet t’i bashkohet Bayernit në fund të këtij sezoni, pas skadimit të kontratës me skuadrën rivale të Bundesligës. Një burim…

Sport

10/10/2013 14:00

Bayern Munich e kërkon tash e një vit, por trajneri i ri Pep Guardiola nuk e do. Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Guardiola është kundër transferimit të sulmuesit të Borussia Dortmundit,Robert Lewandowski, i cili pritet t’i bashkohet Bayernit në fund të këtij sezoni, pas skadimit të kontratës me skuadrën rivale të Bundesligës.

Një burim i afërt me strategun katalan, i ka thënë medieve gjermane se Guardiola ka dyshime rreth përshtatshmërisë së reprezentuesit polak në lojën e kampionit të Evropës dhe tani për tani është kundër ardhjes së tij në Allianz Arena.

Lewandowski dhe Bayern janë marrë vesh për transferimin e tij te gjiganti bavarez edhe para ardhjes së Guardiolës gjatë verës, mirëpo marrëveshja mund të dështojnë në rast se Guardiola vërtetë mendon se polaku nuk është i përshtatshëm për lojën e skuadrës së tij.

Në ndërkohë, mund të ndërhyjë Real Madrid duke ofruar 12 milionë euro për transferimin e Lewandowskit gjatë afatit kalimtar të janarit.