Guardiola: Dua ta transferoj këtë futbollist të Barcelonës

Pep Guardiola është arsyeja kryesore që Manchester City ka shprehur gatishmëri të paguajë 200 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Merkato

27/11/2015 10:56

Pep Guardiola mund të jetë menaxher i ri i Manchester Cityt, nga edicioni i ardhshëm.

Trajneri i Bayern Munichut ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Allianz Arena.

Kurse, lajmet e fundit sugjerojnë se ai tashmë ka arritur marrëveshje paraprake me klubin nga Etihad.

Sot është publikuar lajmi se Manchester City është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, përcjell “Lajmi.net”.

Dhe, Guardiola është pikërisht ai që thuhet se ka kërkuar nga klubi anglez që të tentojë blerjen e Messit, ish futbollist i tij nga Camp Nou.