Guardian: Arsenali dhe Valencia arrijnë marrëveshje për Shkodran Mustafin (FOTO)

Arsenali ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Shkodran Mustafit.

Sport

25/08/2016 22:44

Shkodran Mustafi karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, pasi Arsenali ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e tij.

‘The Guardian’ shkruan se Arsenali do t’i paguaj Valencias 35 milionë funte për shërbimet e mbrojtësit nga Gostivari, përcjell Lajmi.net.

Shkodran Mustafi nesër (e premte) do të udhëtojë në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin.

24 vjeçari do të bëhet shqiptari i dytë te Arsenali, pas Granit Xhakës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.