Gruaja tentoi të vetëvritej, policia gjen të bijën, të cilën e kishte fshehur në bodrum “me vite”

Një nënë mbajti mbyllur vajzën e saj të rritur në një dhomë të vogël “ndoshta me vite”, sipas policisë gjermane.

Fun

20/04/2016 21:54

Vajza jetonte në kushte shumë të rënda, në një hapësirë të ndyrë, ashtu si i gjithë apartamenti.

Ajo u gjet kur nëna e saj 54 vjeçare u lëndua rëndë kur u rrëzua nëpër shkallët e ndërtesës ku ajo jetonte. Ajo do dëbohej nga ndërtesa dhe prandaj dyshohet se ka tentuar vetëvrasje, transmeton lajmi.net.

“Gjendja e saj ishte shokuese,” tha një folës për policinë. “Kolegët kanë raportuar kushte jonjerëzorë brenda dhomës.. Bazuar në gjetjet që bëmë, besojmë se vajza ka qëndruar aty për një periudhë të gjatë kohore, ndoshta me vite.”

Investiguesit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër të gjithë apartamentin, dhe po pyesin fqinjët që të gjejnë arsyen e fshehjes dhe gjatësinë kohore./lajmi.net