Gruaja rrëshqet në akull duke tentuar të hyjë në makinë, por ka diçka më qesharake… (Video)

Një grua mbahej vazhdimisht tek babai i saj dhe tek makina, e sado afër që ishte, nuk mund të hynte për shkak që rrëshqiste shumë.

Fun

11/01/2017 13:54

Babai ia hapi derën, ndërsa gruaja s’mundej ta hidhte as këmbën brenda nga rrëshqitja në akull, shkruan lajmi.net.

Por, kësaj storie qesharake, i ndihmon më shumë edhe e qeshura në prapavijë, gjatë tërë kohës sa këta persona kanë qenë shikues të ngjarjes.

Pas dy minutave tentim, natyrisht që duken të gjatë për gruan, ajo hyri në makinë dhe e ndezi atë, por babai më pas ngadalë hidhte këmbët sepse edhe ai rrëshqiste në akull.

E qeshura e njerëzve nuk ndali, derisa u ndërpre incizimi, kur gruaja doli në rrugë e sigurtë dhe u nis për në destinacionin e saj. /Lajmi.net/

YouTube player