Gruaja më e vjetër në botë: Kam jetuar kaq gjatë pasi jam beqare

Emma Morano nga Italia, cilësohet si gruaja më e vjetër në botë dhe sipas saj arsyeja për jetëgjatësinë e saj është që përfundoi një martesë të palumtur.

Lifestyle

31/08/2016 09:38

Së fundmi është cilësuar si personi më i vjetër në botë pasi ajo ka 116 vjet e gjysmë, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka lindur në vitin 1899, dhe besohet që është i vetmi njeri gjallë që ka lindur në shekullin e XIX.

Duke folur për New York Times në vitin 2015, ajo ka thënë se beson se shkaku i jetëgjatësisësë së saj janë tri vezë për çdo ditë si dhe statusi i saj prej beqareje.

Ndonëse ajo ka thënë se ka pasur shumë oferta për martesë,pasi u divorcua në vitin 1938 por nuk u martua prapë pasi nuk dëshironte të dominohej nga askush.