Gruaja lind vajzën në lumë (Foto+Video)

Një nënë e 4 fëmijëve e cila ka ndarë një video të sajën gjatë lindjes së fëmijës së katërt në një lumë është shprehur se vendosi të lindte në natyrë pa ndihmën e askujt vetëm për të treguar se sa magjike është kjo përvojë.

Lifestyle

13/07/2016 16:42

Po flasim për 43 vjeçaren Simone Thurber e cila ka postuar fotot dhe videon e vajzës më të vogël Perouze gjatë lindjes. Video në fjalë është parë plot 52 milionë herë.

Ajo çka është më e çuditshme ka të bëjë me faktin se Simone nuk ka përdorur asnjë qetësues dhimbjesh apo një infermiere për ta ndihmuar.

“Unë nuk e postova videon në internet për të bërë një deklaratë. Unë thjesht mendova se disa njerëz do të jenë të interesuar për ta parë dhe për të frymëzuar femrat që të bëjnë lindje në natyrë. Në qoftë se ata duan mund të lindin edhe jashtë spitalit,”ka thënë ajo duke shtuar se nuk priste një interes kaq masiv, shkruan The Sun.

43-vjeçarja, e cila punon si ndihmëse e grave gjatë lindjes, 3 vajzat e para i ka lindur në shtëpi, por kishte dëshiruar gjithmonë që të lindte në natyrë.

Woman gives birth in a creak
Woman gives birth in a creak
Woman gives birth in a creak
Woman gives birth in a creak
Woman gives birth in a creek
Woman gives birth in a creek