Gruaja e vetme në botë me këtë sëmundje (FOTO)

Kur kishte lindur, Mandu Sellars kishte këmbë pesë herë më të mëdha se sa të porsalindurit normal dhe doktorët druheshin se ajo s’do të mund të ecte kurrë.

Fun

01/06/2016 23:19

Mirëpo ajo i sfidoi doktorët dhe vazhdon t’i mahnitë edhe sot me këmbët e saja të cilat vazhdojnë të rriten, ndonëse njërën këmbë ia kishin amputuar më parë.

41 vjeçarja është i vetmi person në botë që vuan nga një gjendje e tillë gjenetike, e cila e shkakton rritjen e tepërt të lëkurës dhe eshtrave, transmeton Klan Kosova.

Sellars vjen nga Lancashire në Angli dhe gjatë tërë kohës është përpjekur që të bëjë një jetë normale, të shkojë në shkollë dhe në universitet.

Ajo ishte në gjendje të ecte e të lëvizte ndonëse me vështirësi dhe kishte vendosur që ta amputonte këmbën e majtë, mirëpo çudia është se këmba vazhdoi të rritej pavarësisht se doktorët ia këputën.

4

3

2

1