Gruaja e Jamesit zbulon klubin e tij për sezonin e ri (FOTO)

Daniela Ospina ka konfirmuar të ardhmen e James Rodriguez.

Sport

26/04/2017 11:23

James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid.

Gruaja e tij, Daniela Ospina ka bërë të ditur se mesfushori nuk planifikon të braktis gjigantin madrilen.

“James është shumë i përqendruar, është një vendim personal”, deklaroi Ospina për “AS”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë në Real Madrid”, shtoi ajo.

“Edhe unë e dua Madridin, jam shumë e lumtur në Spanjë dhe dua të mbetemi këtu”, u shpreh Ospina. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy