Gruaja 118 vjeçare nga Turqia tregon sekretin e jetëgjatësisë

Asiye Sutlu, një grua turke, e cila mbushi 118 vjeç në prill, ka treguar se cili është sekreti i saj për jetëgjatësinë.

Fun

23/07/2017 12:06

Për mediat turke ajo ka treguar se gjithmonë është ushqyer me ‘ushqim organik’ përkundër vuajtjeve nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, transmeton portali arbresh.info

“Gjithmonë jam ushqyer me ushqime lokale, kos shtëpie, ajran ( jogurt dhe ujë) dhe me bimë medicilane që i marr nga mallet”, ka thënë ajo.

Media turke AA pretendon se Sutlu është personi më i vjetër në botë edhe pse data e saj e lindjes që shfaqet në kartë identiteti nuk është e saktë sipas saj.

“Ditëve të sotme ushqimi është shumë i keq, saqë unë nuk mund ta ha”, ka shtuar ajo.
Sutlu humbi burrin kur ishte 73 vjeç, megjithatë ajo ka 41 nipa e mbesa dhe ka nusën Zinnet e cila edhe kujdeset për të.