Grabovci arsyeton Specialen: Nuk po frikësohemi

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës Adem Grabovci ka thënë se grupi që ai udhëheq do të votojë ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

03/08/2015 11:35

Për Grabovcin ky është njëri ndër vendimet më të vështira, por ai tha se amendamentet duhet të votohen.

“Për këtë arsye grupi parlamentarë i PDK-së ka bërë diskutime të njëpasnjëshme, të hollësishme, konsulta me të gjithë. Faktorët dhe ekspertët vendor e ndërkombëtar. Ne asnjëherë të vetme nuk i kemi ikur dhe frikësohemi drejtësisë. Ne kërkojmë që të kemi drejtësi dhe jemi këmbëngulës dhe kemi premtimet e fuqishme nga të gjithë”, tha Grabovci.

“Prandaj edhe herën e kaluar edhe kësaj radhe, pas votimit të parë dhe në mes të këtyre dy seancave grupi parlamentar ka dhënë sqarimet shtesë dhe kemi ardhë në përfundim që të hapim rrugën e themelimit të Gjykatës Speciale”, tha tutje Grabovci.