Grabitën në Kinë dhe rrezikonin 10 vjet burg, basketbollistët i liron Donald Trump – Lajmi.net
Grabitën në Kinë dhe rrezikonin 10 vjet burg, basketbollistët i liron Donald Trump
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 12:47, 17 November 2017
Donald Trump ka ndërhyrë te shteti kinez për t’i falur dhe dërguar studentët në shtëpi.

Gjatë një udhëtimi në Kinë me gjigantin e marketingut “Alibaba”, tre basketbollistë universitarë amerikanë, Jalen Hill, Kodi dhe Bejll Rilej në qytetin e Li Anxhelo, janë kapur në flagrancë, ndërsa po vidhnin syze në një qendër tregtare. Ata janë arrestuar nga policia, por mësohet se ka qenë pikërisht presidenti Donald Trump që ka ndërhyrë te shteti kinez për t’i falur dhe dërguar studentët në shtëpi.

“Ju jeni të mirëpritur, dilni dhe i jepni një falënderim të madh presidentit Xi Jinping të Kinës që bëri të mundur lirimin tuaj të mundshëm, sepse keni një jetë të gjatë përpara. Kini kujdes, ka shumë gracka në rrugën e gjatë dhe dredha-dredha të jetës!”, shkruante Trump në rrjetin e tij social “Twitter”, pas ndërhyrjes te presidenti kinez Xi Jinping. Fëmijët rrezikonin 10 vjet burg për veprimin e tyre, sipas ligjit kinez.

NGJARJA

Një ekip me më shumë tituj në basketboll në nivel universitar UCLA kishte udhëtuar drejt Kinës për të qenë prezent në një panair marketingu, ku do të merrnin përvojë për ekspozitat, sponsorët, interesat, si dhe hapje të tregjeve të reja. Në kushtet e këtij marketingu lideri kinez, i një makinerie të përsosur e quajtur “Alibaba”, i pret në shtëpinë e tij dhe ka përshëndetur ekipet në Hangzhou më 6 nëntor pas një vizite në selinë e tij, transmeton “Panorama Sport”.

Pas pritjes prej 90 minutash, lojtarët janë lënë të lirë dhe disa prej tyre shkuan në hotel, ndërkohë që të tjerët kanë dalë shëtitje nëpër qytet. Tre të rinjtë, Jalen Hill, Kodi dhe Bejll Rilej, vendosën të shkonin në qendrën më të afërt tregtare dhe atje kanë vjedhur, në tre dyqane, syze dielli luksoze, vathë dhe materiale të tjera.

Ka qenë një diçka e pakuptimtë, një veprim i bërë nga disa fëmijë, por me pasoja të rënda, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar çdo gjë të kësaj bastisjeje dhe në mëngjes ata janë arrestuar nga policia kineze.

Fjalët kyçe: Don ald Trump

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball