Grabitë bankën dhe arratiset me biçikletë (Video)

Kur kemi dëgjuar për vjedhje banke kemi parasysh një ikje spektakulare, me makina të shpejta, apo edhe me motoçikleta.

Fun

11/04/2017 15:51

Por nuk jemi mësuar që një grabitës të largohet nga vendi i ngjarjes me një biçikletë.

Një person nga Pensilvania, SHBA ka zgjedhur që nga vendi i ngjarjes të largohet me një biçikletë.
Gjatë ngasjes së këtij mjeti, i kanë rënë të gjitha paratë dhe është detyruar që të kthehet sërish për t’i marrë ato.

Më pas, largohet nga vendi duke lënë vetëm një pjesë të vogël të tyre. /Lajmi.net/