Google Play Protect, antivirusi për Android

Pasi kishte lajmëruar më herët në maj gjatë një konference për zhvilluesit, Google ka nxjerrë zyrtarisht “Play Protect”, një mjet që synon të garantojë sigurinë e smartphone Android.

Auto & Tek

21/07/2017 23:44

I menduar për të dhënë “një mendim në më pak se një miliardë përdorues”, antivirusi për Android skanon aplikacionet, e të dhënat e pajisjes në kërkim të ndonjë kërcënimi real.

Kjo risi aktiviziohet në Default, dhe është i aksesushëm duke shkuar në “Rregullimet Google” dhe duke klikuar mbi “Siguria” dhe “verifiko aplikacionin”. Në të njëjtën menu dhe mund të çaktivizohet.

“Google Play Protect siguron një skanim aktiv dhe ofron të rejat e fundit për sigurinë e pajiseve celulare, në një optikë të përmirësimit të vazhdueshëm”, shpjegon Google.

“Pajisja jote analizohet automatikisht 24 orë në 24, kështu që flini të qetë”, thotë më tej. /Lajmi.net/