Google ndryshoi logon (Video)

Google ka bërë një ndryshim të madh për herë të parë në historinë e saj, duke ndryshuar logon.

Auto & Tek

02/09/2015 09:20

Kompania njoftoi dje se ka ndryshuar logon me një logo të re që ka një dizajn më ndryshe. Kjo logo ishte ndryshuar edhe më parë por jo aq shumë, duke i qëndruar më shumë besnik logos së parë.

Ndryshimi më i madh në logo është ndryshimi i shkrimit dhe dukja e ngjyrave – që duken më të bukura, transmeton Lajmi.net.

Google me një video të postuar në YouTube ka treguar evoluimin e logos prej shfaqjes së saj të parë. Shikojeni videon: