Google ndalon reklamat porno nga rezultatet e kërkimit

Google ka bërë disa ndryshime në rrjetin e tij të reklamave duke ndaluar reklamat e webfaqeve pornografike në rezultatet e kërkimit.

Auto & Tek

04/07/2014 18:03

Ndalimi ka të bëjë posaçërisht me faqet që funksionojnë si “akte grafike seksuale me qëllim që të zgjojnë dëshirat për seks dhe dëshirat e tjera të tilla si mastrubim”.

Një zëdhënës i Google tha se kompania ka pasur kufizime në kategorinë e saj të të rriturve për disa kohë, por jo gjithë ekspertët e industrisë pajtohen.

Theo Sapoutzis, kryetar dhe CEO i Rrjetit Mediatik AVN tha: ”Unë u kapa në befasi. Unë kam qenë njëri nga reklamuesit e parë në AdWords në vitin 2002. Kjo është diçka që ka qenë e paprekur për 12 vite, kështu që nuk pres se ndryshimi do të fillojë të ndodhë”.

Brenda industrisë thonë se ndikimi i këtij ndalimi nuk do të jetë i qartë për disa, pasi që shumë faqe që janë për të rritur gjenden përmes fjalëve nga rezultatet e kërkimeve.

“Ka shumë njerëz që thonë se humbësit më të mëdhenj janë ata të cilët luajnë sipas rregullave”, thotë Tom Hymes, redaktor i lartë në industrinë AVN. “Fituesit janë pronat e mëdha me shumë përmbajtje të lirë dhe me të reja më të shpeshta – lloji i veprimeve algoritmike që Google i ka.

Por ka edhe njerëz të atillë që u përmbahen të gjitha rregullave të Google, dhe nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre kur të kenë qasje në Google të shohin reklama pornografike, për shkak të një fjale që ata e kërkojnë dhe e cila mund të lidhet pastaj me video porno dhe të bëj që ato video të shfaqen.

“Pornografia” (apo fjala Porn në gjuhën angleze) është fjala më e kërkuar në Google, sipas planifikuesit të fjalëve kyçe në AdWords. Kërkimet që lidhen me këtë fjalë goditën shifrat e pothuajse 351,000,000 në maj të vitit 2014.