Google do t’i heqë përmbajtjet pornografike

Platforma e Google për blog do t’i largojë fotografitë dhe përmbajtjet e tjera pornografike.

Auto & Tek

25/02/2015 13:37

Imazhet pornografike dhe përmbajtjet e tjera seksualisht eksplicite do të ndalohen në Blogger, duke iu dhënë përdoruesve të Google një muaj kohë që t’i heqin të gjitha përmbajtjet pornografike nëpër blogët e tyre, para se të bëhet bllokimi publik i blogëve të tyre nga Google.

“Përdoruesit duhet t’i heqin të gjitha përmbajtjet seksualisht eksplicite apo fotografitë dhe videot pornografike në faqet e tyre”, ose faqet e tyre do të bëhen private duke filluar nga 23 marsi, transmeton Lajmi.net.

Rregullat e reja shënojnë një ndryshim të madh në rregullat e gjigantit të internetit. Google kishte lejuar postimin e fotografive, videove dhe përmbajtjeve të tjera seksuale, por përdoruesit duhej që ta shënjonin faqen e tyre si një “faqe për të rritur”.