Google dhe Facebook me pistoleta uji, Microsoft me pistoletë të vërtetë

Google është një tjetër kompani që ka hequr dorë nga pistoleta me përditësimin e ri të “emoji-ve për përdoruesit e Android-it.

Auto & Tek

26/04/2018 10:19

Ndryshimi vjen pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe Apple, WhatsApp, Twitter dhe Samsung në vitet e fundit. Tani, vetëm Microsoft-i është platforma që ka për “emoji” një pistoletë të vërtetë.

Gjiganti i teknologjisë është i vetmi me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku armët janë problem i madh, që ka ende pistoletë jo lodër në “magazinën” e tij me “emoji”.