Rasti është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila saktësoi se informacionin për ngjarjen e kanë marrë rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari)”.“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën”, ka thënë Policia.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë i shtetasit U.F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, tha se po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.