Goli i Pirlos, 106,3 km/h

Të gjithë e dinin se ai top, i sistemuar me kujdes nga Andrea Pirlo, 18 metra larg portës në minutën e 70’të të ndeshjes Fiorentina-Juventus, do të përfundonte në rrjetë. Kishte mbetur vetëm të shihej se si do të mposhtë portierin Neto. Kësaj radhe, numri 21 i Bianconerëve ka zgjedhur goditjen e fuqishme në cakun…

Sport

21/03/2014 08:40

Të gjithë e dinin se ai top, i sistemuar me kujdes nga Andrea Pirlo, 18 metra larg portës në minutën e 70’të të ndeshjes Fiorentina-Juventus, do të përfundonte në rrjetë.

Kishte mbetur vetëm të shihej se si do të mposhtë portierin Neto. Kësaj radhe, numri 21 i Bianconerëve ka zgjedhur goditjen e fuqishme në cakun e vetëm ku mund të realizonte.

Një raketë që në rrugëtim drejt portës ka kapur shpejtësinë prej 106,3 km/h.

Nga Genova në fundjavë tek Firenca, mesfushori i Juventusit konfirmoi epitetin e mbretit të goditjeve të lira. Dy ekzekutime të ndryshme, por identike për nga suksesi.

Nga plasimi i saktë tek goditja e fuqishme. Pirlo arriti në kuotën e 42 golave të realizuar nga goditjet e lira, 25 në Serie A, katër në Ligën e Kampionëve, një në Europa League, tetë me Italinë, dhe katër me ekipin U-21.