Goli i Napolit ndaj Juves ka shkaktuar tërmet

Goli i minutave të fundit i shënuar nga Kalidou Koulibaly për Napolin ndaj Juventus të dielën ka tronditur Serie A.

Sport

24/04/2018 16:11

Por mesa duket goli i mbrojtësit ka tronditur edhe qytetin e Napolit.

Sipas qendrës sizmologjike që monitoron aktivitetet sizmike në Europë, ka pasur një tronditje të dukshme të tokës në lagjet napolitane pas golit të Koulibaly-t.

Faqja e Facebook e organizatës ka postuar një foto të sizmografit gjatë momentit të golit.

Goli i tij ka rihapur garën për titullin e Serie A me Parteponei që kërkon të fitojë kampionatin që prej vitit 1990.

Fitorja dramatike e ka vendosur Napolin vetëm një pikë larg kryesuesve të Juventus me vetëm katër ndeshje të mbetura.

Ndeshja është luajtur në Torino, me aktivitetin sizmik që është shkaktuar nga tifozët që po e shikonin ndeshjen në shtëpi.