Godin zbulon arsyen e refuzimit të Man Utd

Diego Godin ka shpjeguar vendimin për qëndrim në Atletico Madrid.

Sport

15/08/2018 10:36

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe për këtë arsye në këtë merkato vere ka pasur shumë kërkesa për tu transferuar.

Por skuadra më këmbëngulëse për të marrë shërbimet e tij ishte Manchester Uinited megjithatë, Godin ka zgjedhur rinovimin e kontratës me Atletico Madrid.

Së fundmi 32-vjeçari ka komentuar edhe këtë refuzim ndaj United duke thënë se ishte një zgjedhje personale e tij që të qëndronte te Atletico Madrid.

“Kam pasur oferta, por kam vendosur të qëndrojë për arsye personale dhe tani jam duke menduar vetëm për finalen e Superkupës Evropianë”, ka thënë Godin.