‘Godet’ përsëri Liverpooli, transferimi i radhës kryen testet mjekësore

Alisson Becker do të jetë transferimi i radhës i Liverpoolit.

Sport

19/07/2018 22:25

‘Independent’ raporton se portieri brazilian ka kaluar me sukses testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te Liverpool.

Becker me Liverpoolin do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare, duke u bërë një nga portierët më të shtrenjtë në botë.

Transferimi i tij nga Roma do t’i kushtojë skuadrës së Jurgen Klopp 66 milionë euro.

Becker është vetëm 25 vjeçar, dhe te Roma ishte transferuar në vitin 2016 nga brazilianët e Internacional./Lajmi.net/