Glen Johnson drejt Romës

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Liverpoolit, Glen Johnson mund të transferohet në Itali, më saktësisht te skuadra e Romës.

Sport

01/12/2014 11:18

Mediat në Angli shkruan se Roma është afër që të transferojë mbrojtësin e Liverpoolit, Glen Johnson.

Besohet se marrëveshja ndërmjet Romës dhe Liverpoolit për këtë trasnferim, është shumë pranë finalizimit.

Johnson pritet të bartë fanellën e romakëve gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet në janar.

Përndryshe, Roma është njëra ndër pretedentet kryesor për të fituar titullin e Serie A, pasi është skuadra e vetme që po i bën ballë Juventusit.