Gjyshi 69 vjeçar bëhet nxënës, kjo është historia e tij (Video)

Durge Kami, 69 vjeçar, ka lindur në një familje të varfër në Nepal, e cila ka jetuar shumë larg nga shkolla, duke e bërë të pamundur pranimin formal të edukimit si fëmijë.

Fun

06/05/2017 15:53

Por kjo nuk e ka ndalur atë që të përfundojë shkollën tani. Ai është nxënësi më i vjetër në shkollë dhe shokët e shoqet e tij të klasës e quajnë ‘gjysh’, transmeton lajmi.net

Ai zgjohet, gatuan, ha pastaj shkon në shkollë. Atij i duhet një orë e 20 minuta që të shkojë në shkollë.

Mësimi fillon në orën 10 dhe përfundon në orën 16. Edhe pse mësuesit janë më të rinj se Durge, ai i respekton ata dhe sillet tamam si një student.

Gjatë pushimit të drekës, ai luan futboll dhe volejboll. Kami shpreson se do të jetë shembull për gjeneratat e reja, për të ndjekur mësimin. /Lajmi.net/

YouTube player